Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi në Peru shpërthen në flakë, digjen brenda 20 udhëtarë


20 persona humbën jetën ndërsa 7 të tjerë u lënduan rëndë kur një autobus dykatësh shpërtheu në flakë në kryeqytetin peruan, Lima,në orët e vona të së dielës, raportoi media lokale.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve “Peru21” dhe kanalit televiziv lokal “Canal N”, autobusi ishte nisur nga Lima drejt qytetit verior të Chiclayos.

Zjarri shpërtheu në motorin e autobusit dhe shpejt u përhap në brendësinë e tij, teksa automjeti ishte në një stacion autobusi në lagjen e banuar në veri të San Martin de Porres.

Autobusi ishte plot me pasagjerë dhe shumë persona në katin e dytë të mjetit nuk qenë në gjendje që të dalin.

Shkaku i aksidentit është ende për t’u përcaktuar, kanë deklaruar autoritetet zyrtare. Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës ku janë përfshirë autobusët në Peru që nga fillimi i këtij viti.

Më 25 janar, të paktën 10 vetë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh ra në një lumë në Perunë qendrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *