Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Shkodra tregon emrin e deputetit socialist të përfshirë në dosjen 184


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga takimi në qytetin e Shkodrës ka zbuluar emrin e deputetit socialist të përfshirë në dosjen 184 që po hetohet nga prokuroria.

Sipas Bashës, Paulin Stërkaj është kapur në pazare vote në përgjimet e dosjes 184.

Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *