Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka pësuar një tjetër disfatë. Pas humbjeve në zgjedhjet lokale të 2019 në kryeqytetin e Ankarasë, Erdogan ka humbur edhe Stambollin duke lëshuar terren pas një dominimi për më shumë se 16 vite në politikën turke.
Sipas mediave turke, kundërshtari politik i Erdogan, Ekrem Imamoglu ka fituar bashkinë e Stambollit.
Bazuar në të dhënat e fundit që vijnë nga Turqia thuhet se partia opozitare CHP ka fituar 48.79% të votave në Stamboll.