Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan humb kontrollin e Ankarasë pas gati dy dekadash


Në zgjedhjet lokale, partia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka humbur kryeqytetin, Ankaranë. Por si AKP-ja e Erdoganit dhe opozita pretendojnë se kanë fituar në qytetin më të madh, Stambollin.

Kandidati i CHP Ekrem Imamoglu tha se ai ka fituar me 28 mijë vota ndërsa kandidati i AKP-së Binali Yildirim, tha se ishte përpara kundërshtarit me 4,000 vota më shumë.

BBC” shkruan se në nivel kombëtar, aleanca e kryesuar nga AKP-ja e presidentit ka fituar më shumë se 51% të votave në zgjedhjet komunale.

“Nëse ka ndonjë mangësi, është detyra jonë t’i korrigjojmë ato,” tha ai.

Lidhur me humbjen në ankara, Erdogan tha se “Çdo humbje dhe fitore dëshmon vullnetin e popullit tonë dhe duhet ta pranojmë atë si fakt i demokracisë. Duhet të pranojmë se fituam zemrat e njerëzve në këto zgjedhje në shumë qytete dhe pavarësisht se humbën në disa do të sillemi si duhet ”.

Humbja e Ankarasë nga Erdogan është cilësuar si një hap mbrapa për herë të parë pas 16-vitesh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *