Vendosni fjalën kyçe....

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, shqiptarë mes 9 të arrestuarve


Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pas një operacioni antidrogë. Mediat italiane shkruajnë se mëngjesine  sotëm janë arrestuar 9 persona, të cilët dyshohet se trafikonin drogë mes Shqipërisë e Italisë, dhe vepronin kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo-s, Calabria-s e Messina-s.

Grupi i trafikantëve të drogës sipas policisë italiane, drejtohej nga një familje siçiliane babai me dy djemtë me inicialet M.A, M.M.A, dhe M.F.

Gjatë operacionit të kouar “Sifizo”, policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.

Grupi kriminal, i cili kishte bazën e vet të operacioneve në Messina, planifikonte furnizimin me drogë në Abruzzo nga furnizuesit shqiptarë, falë ndihmës së korrierëve besnikë e transportonin drejt Siçilisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *