Vendosni fjalën kyçe....

James Arthur probleme me ankthin, anulon koncertin ditën e fundit


James Arthur është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, me këngë si “Naked”, “Say You Won’t Let Go” apo “Rewrite the Stars” në bashkëpunim me Anne-Marie.

Por kohët e fundit, këngëtari britanik duket se po përballet me probleme shëndetësore të karakterit mendor. Për këtë arsye ai ka anuluar një koncert të aktivitetit ‘Tennage Cancer Trust’, vetëm pak orë përpara këtij eventi.

Vetë James Arthur e bëri publik lajmin për fansat, duke treguar se vuan nga ankthi si dhe se ka shëndet mendor shumë të dobët së fundmi. Ai premtoi se do mundohej t’ua shlyente fansave të tij këtë veprim.

Dhe në fakt ashtu ka bërë. Të paktën një nga fanset e tij e ka marrë një shpërblim sipas capitalfm. Një adoleshente e prekur nga një sëmundje në tru, e cila shpresonte të takonte James Arthur në koncertin e bamirësisë që ai anuloi ka zbuluar se këngëtari i ka dhuruar 1 mijë pound në faqen e saj “Go Fund Me”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *