Regjisori Kastriot Çipi nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin thotë se do ta padisë për shpifje.
Sipas Çipit deklaratat që ka bërë, Veliaj se ka marrë para nga shteti për një projekt që se ka bërë kurrë, janë të pavërteta.
“Ka nisur një konflikt civil mes meje dhe atij që e quajnë qeni i sulmit të Ramës. Do ta çoj në gjyq pasi u mundua të bënte shashkën e radhës. Një sulm frontal e bënë edhe mediat e afër tij pasi unë kam qënë një nga zërat kritikë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Jam bërë armik i shtetit për shkak të ideve të mija”- tha Çipi.
Sa për akuzën e Veliajt, Çipi tha se hisoria daton diku në vitin 1999 ku ai ka aplikuar të bëjë një film dokumentar për jetën e Viktor Stratobërdhës.
“Po mundohesha ta kontaktoja dhe e dija që ai ishte në Greqi. Më pas mora vesh se kishte ikur në Kanada. Pra, nuk vinte dot se kishte statusin e azilantit“- tregoi regjisori.
Më tej ai tha se Teatri kërkohet të prishet për të vjedhur para publike.