Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes publikon shifrat: 245 zjarre në gjithë vendin, sa persona u ndëshkuan


Pas fjalës së ministres Olta Xhaçka, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit që janë raportuar në të gjithë Shqipërinë.

Xhaçka tha se kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë ku vetëm në muajin mars, janë evidentuar 245 vatra zjarri në total.  

Ndërkohë që qarku që ka pasur më shumë vatra zjarri raportohet të jetë Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar sipërfaqe pylli.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë listën nuk janë shtuar tre rastet e zjarrvënies që u raportuan ditën e sotme.

Më problematike duket të jetë Shkodra me 44 vatra zjarri dhe Dibra me 39. Pavarësisht 245 vatrave të zjarrit, policia ka proceduar penalisht vetëm 57 persona deri më tani dhe 24 të tjerë janë ndaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *