Seanca e ardhshme parlamentare është caktuar për të mërkurën në orën 10:00 paradite, duke u zhvendosur një ditë para të zakonshmes.
Në këtë seancë pritet që Partia Socialiste të kërkojë shtyrjen me 3 muaj të afatit për komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ndër të tjera, në këtë seancë pritet që PS-ja të propozojë ish-ministrin e Infrastrukturës, Gjiknuri, si bashkëkryetar të komsionit ndërsa do u bëhet thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë komision.
Pas publikimit të hollësive të seancës së re, opozita e bashkuar ka thirrur protestë që do nisë në orën 09:30.
Protesta e së enjtes së shkuar u shoqërua me përplasje mes forcave të rendit dhe qytetarëe, ndërsa pati edhe shumë të ndaluar.