Një pako me eksploziv u gjet ditën e djeshme në rrugë në qytetin e Vlorës.
Pas kësaj policia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje ku u vërejt një pako e mbështjellë me ngjitës, që dyshohet se kishte eksploziv brenda dhe dyshohet se i kishte rënë ndonjë makine.
Pas hetimeve ka dalë se në pako kishte rreth 300 gramë C4 e gatshme për t’u shpërthyer me celular.
Ajo u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere ndërsa policia po heton duke këqyrur kamerat e ndryshme për të gjetur se nga cili mjet mund të ketë rënë pakoja me eksploziv.