Vendosni fjalën kyçe....

Publikimi i videos së vrasjes së shqiptarit në burg, reagon ministria e Drejtësisë në Greqi


Një ditë më parë disa media greke publikuan videon e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Korydhalos, video në të cilën shfaqeshin skena horrori. Bëhet fjalë për vrasjen e Albert Bakos, më 14 janar nga dy të burgosur të tjerë.

Një video e publikuar së fundmi, e cila në përmbajtje të saj ka skena të tmerrshme horrori, ku një  i burgosur shqiptar  sulmohet nga dy të burgosur të tjerë në, po bënë xhiron e rrjetit.

Bëhet fjalë për Albert Bako shqiptarin i cili u vra në burgun grek, nga dy të burgosur të tjerë në 14 janar. Në video vihen re përplasjet e Bakos me të burgosurit e tjerë për tu mbrojtur, ndërkohë policia nuk ka mundur të reagojë për të ndaluar situatën.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë në Greqi ka reaguar me ngjarjen, duke njoftuar se ngjarja po hetohet nga autoritetet ndërsa ka kritikuar publikimin e pamjeve.

 “Videoja aktuale” nga Korydallos “i referohet ngjarjeve të 14 janarit, të cilat tashmë janë duke u hetuar nga një hetues i veçantë dhe është një element i dosjes përkatëse të rastit. Sa i përket këtij rasti të veçantë, dihet se për herë të parë si drejtësia ashtu edhe qeveria kanë lëvizur me vendosmëri dhe shpejtësi për një çështje që askush nuk guxonte të prekë për vite. Luftimi i mafias së burgut. Rezultati ishte zbulimi i një rrethi të madh kriminal me të cilin askush nuk guxonte të përplaseshin përveç qeverisë së sotme.

Hetimi gjyqësor vazhdimisht zbulon aspekte të reja të ciklit të dhunës dhe krimit. Kështu, për herë të parë, një fenomen kriminal i gjerë bie mbi qarqet specifike, të cilat vazhdimisht përpiqen t’i shmangin qytetarët nga riprodhimi i imazheve në një kohë kur marrja në pyetje dhe hulumtimi i policisë janë në një pikë kthese. Publikimi i këtyre imazheve në mënyrë të drejtpërdrejtë minon betejën e madhe gjyqësore dhe policore, shërben përshtypjelënëse dhe është pjesë e luftës së vazhdueshme kundër luftës së Ministrisë së Drejtësisë për burgjet e pastra dhe çrrënjosjen e qarqeve kriminale dhe interesat që i mbështesin ato”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lidhur me publikimin e videos, ka reaguar dhe partia Demokracia e Re. Zëvendës sekretari i kësaj force politike, Kostas Karagounis, tha se në pushtetin e SYRIZA-s është normale që të burgosurit të vriten. Ai e ka konsideruar turp këtë ngjarje.

“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin”, tha Karagounis.

 “Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”, tha më tej politikani grek.

37-vjeçari Albert Bako, sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos në Greqi nga burgu i Hania-s, kur u vra nga dy të dënuarit e tjerë. Bako ishte dënuar për një sulm në një lokal në Mikrolimano në nëntor të 2014-ës, ku 14 persona mbetën të plagosur. Shkak i konfliktit besohet se ishte bërë një kërcimtare. Por videoja e vrasjes së tij u publikua vetëm ditët e fundit. Hashtag.al ka zgjedhur mos ta publikojë videon për shkak të skenave të rënda.

Në burgjet greke muajt e fundit kanë ndodhur një sërë përplasjesh të përgjakshme ku rreth 26 persona të dënuar kanë humbur jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *