Një nga gratë më të pasura të Rusisë ka humbur jetën në një aksident ajror në Gjermaninë Jugperëndimore.
“The Guardian” shkruan se Natalia Fileva, bashkëpronare e linjës ajrore private S7, e njohur si “Siberia Airlines”, u konfirmua si një nga viktimat e aksidentit të së dielës.
Lajmi është bërë publik nga kompania e saj ajrore.
Në aksident u përfshinë një avion gjashtë vendësh, që udhëtonte nga Franca në qytetin e Egelsbach në jug të Frankfurtit.
Policia tha se aeroplani u rrëzua dhe u dogj në një fushë të dielën pasdite pranë Erzhausenit, 10 kilometra në jug të Frankfurtit.
Nga aksidenti humbën jetën edhe një tjetër pasagjer në avion i cili besohet të jetë rus si dhe piloti i avionit.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, një makinë policore që po garonte në vendin e aksidentit u përplas me një automjet tjetër, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur rëndë tre policë.
Natalia Fileva është konsideruar si gruaja e katërt më e pasur në Rusi, me një pasuri prej 600 milionë dollarësh.