Vendosni fjalën kyçe....

Shaka e Gentit ministër për 1 prill puna e targave CD?! Si i përgjigjet Përparim Kalo


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë Gent Cakaj, deklaroi sot se do t’u hiqte targat CD Konsujve të Nderit.

Menjëherë pas fjalimit të ministrit punonjësit e këtij dikasteri kanë lajmëruar përmes emailit 38 Konsujt e Nderit të cilët nuk do të qarkullojnë me me targë diplomatike.

Por njëri prej tyre, Përparim Kalo,  është përgjigjur duke e konsideruar këtë si një shaka të 1 Prillit nga ana e Cakajt.

“Shoqata e konsujve deklaron mbi deklaraten e ministrit dhender, te presin dt 2 prill, ndoshta ishte nje shaka e ministrit me rasin e 1 prillit”, thotë Kalo.

Sakaq, Kalo nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje emailit ku i komunikohet lajmi për heqjen e targës diplomatike, duke i kërkuar ministrit të deklarojë publikisht se ai, Përparim Kalp nuk ka kryer asnjë lloj shkeljeje e aq më tepër të habitshme, në një kohë kur përdorimi i targës CD ka qenë i autorizuar nga vetë shteti.

“Ju faleminderit për notën verbale e cila përcjell shqetësimin e ministrit të komanduar për saktësimin e rregullave protokollare në fushën e targave CD të automjeteve të Konsujve të Nderit.

Ndërkohë desha t’i përcillni ministrit të komanduar këtë mesazh:

Deklarimi se Konsujt e Nderit paskan bërë “shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD”, është në fakt një deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit, ose organit të tij përfaqësues.

Ndërkohë personalisht konfirmoj se nuk do ta përdor targën CD, por nga ana tjetër kërkoj që ministri të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompesuar sadopak dëmin që ka shkaktuar lajmi, i përcjellë me aq bujë në media.

Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim.  Përfitoj nga ky komunikim për t’ju përcjellë nderimet e rastit.”, shkruan Kalo në përgjigjen e emailit që i ka kthyer Ministrisë së Jashtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *