Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika mes të rinjve në Elbasan, plagoset një person


Një grup të rinjsh janë përfshirë në një grindje masive e cila më pas është shoqëruar me dhunë dhe përdorim të mjeteve prerëse. Për pasojë një person është qëlluar në shpatull me mjet prerës dhe ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në kirurgjikun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. 

Sherri  mes grupit të të rinjve ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe në të janë përfshirë të paktën katër persona dhe personi që është qëlluar me mjet prerës është 20 vjeçari Amarildo Mema.

Policia ka shoqëruar dy nga personat e përfshirë në incidentin me pasojë plagosjen për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,ndërsa një person tjetër që dyshohet së është përdorues i lëndëve narkotike ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *