Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me disa të rinj të tjerë në Korçë. Gjatë një konflikti, 26-vjeçari me inicialet U.Z dyshohet se ka plagosur duke e goditur me një send të fortë 23-vjeçarin me inicialet M.K.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. Një 18-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet për kanosjen e të riut.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: • L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec.
Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja””, thekson Policia.