Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër, u shoqërua me shkarkimin e drejtorit të Policisë atje, Vehbi Bushati, i cili u zëvendësua me Niko Brahimajn.
Pas ndryshimit të drejtorit, ikën edhe shefi i komisariatit, Vasil Çela. Në vend të tij është emëruar Lorenc Meta.
Shkarkimi i drejtorit të policisë u bë nga vetë ministri Lleshaj. “Për t’i dhënë një impuls të ri kemi vënë në Policinë e Shkodrës Niko Brahimaj në vend të Vehbi Bushatit.