Ndërron jetë në spitalin e Traumës një prej të burgosurve në IEPV-në e Beratit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
38-vjeçari, Bujar Murati nga fshati Lybeshë në Poliçan u vetëvar në qelinë e tij në 13 Mars 2019. Murati u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga gardianët e turnit të cilët e dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit.
Sipas mjekëve, Murati kishte pësuar vdekje klinike dhe kishgte mbërritur atje në gjendje kome. Për këtë arsye mjekët e Beratit e dërguan atë për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Por pas dy javësh mjekimesh, 38-vjeçari ka ndërruar jetë.
Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga një djalë i ri pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.