Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi tregon si ndodhi përplasja me Ardi Veliun


Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka treguar si ndodhi përplasja me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu ditën e sotme gjatë mbledhjes për situatën e rendit në kë qytet.

“Më tha se ajo që po thonim para kamerave është e ndryshme nga ajo që thonin jashtë kamerave”, është shprehur Ademi në emisionin “Open” në Top Channel.

Sipas saj, kjo fjalë e kishte revoltuar dhe prandaj kishte nisur debati me numrin një të uniformave blu. Më tej kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u shpreh se nuk bën punë ndryshimi i një drejtori të Policisë për të vendosur rendin në Shkodër.

Ditën e shtunë, teksa po shkonin në banesën e motrës së tyre, e ekzekutuan me një breshëri automatiku vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *