Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon policinë e Elbasanit dhe nëndrejtorin Albert Nushi për dhunën ndaj ish-deputetit Luçiano Boçi. Sipas kreut të PD-së, kjo tregon se shumica, pushtetin e blerë po rreket ta mbajnë me dhunën e policëve.
“As krimi e as policët e inkriminuar nuk e mbrojnë dot më këtë regjim. Organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj i ka ardhur fundi. Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më!
Dhunimi dhe shoqërimi i ish-deputetit dhe pedagogut Luçiano Boçi nga banditi Bert Nushi tregon se pushtetin e grabitur me narkokriminelë e vota të blera po rreken ta mbajnë me dhunën e policëve të inkriminuar. Ky akt dëshmon friken dhe fundin e afërt të Maduros se Ballkanit”, – shkruan Basha në Twitter.