Vendosni fjalën kyçe....

Copa e stërmadhe shkëputet nga akullnaja, turistët ia mbathin me vrap të trembur (Video)


Turistët në Islandë u detyruan të iknin për të shpëtuar nga valët e frikshme pas shkëputjes së një cope të stërmadhe ajsbergu në Breiðamerkurjökull.  

Një kamera e pranishme në vendin turistik arriti të fiksonte gjithçka teksa turistët të trembur ia mbathën vrapit për të shmangur çdo incident që mund të rezultonte fatal.

Heshtja paqësore e zonës së famshme turistike në jugperëndim të Islandës u prish të dielën, pasi thyerja masive e akullit  bombardoi bregun me valë të mëdha që rrokulliseshin.

Pamjet u kapën nga Stephan Mantler, një udhërrëfyes malor me kompaninë turke private, që u ndodh në vendin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *