Vendosni fjalën kyçe....

Debati mes të atit dhe Flori Mumajesit, Ermal Fejzullahu: E thirra kolegun me burrni, nuk i ka hije!


Debati mes Sabri Fejzullahut dhe Flori Mumajesit ka bërë shumë bujë javën e kaluar, lidhur me klikimet. Lidhur me çështjen ka folur djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Një kafe prej shtëpisë”, Ermali ka treguar se është prekur shumë nga debati mes babait dhe kolegut. Por mbi të gjitha i ka ardhur keq nga Flori, që nuk ka respektuar moshën e Sabri Fejzullahut.

“Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur me thënë të drejtën sepse duke patur parasysh që babai im është pak tip që ka temperament, ndoshta duhet menduar që një plak 75-vjeçar lëshon edhe ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më erdhi keq nga kolegu, nga Flori sepse ka bërë një reagim që nuk i ka hije, duke patur parasysh moshën, karrierën, apo zhargonin që kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët”, ka thënë Ermali.

Ai ka treguar se ka kontaktuar direkt me Florin, të cilit i ka kërkuar të fshinte postimin për respekt të moshës, por ai nuk e ka bërë këtë gjë.

 “E thirra me burrni. I kam thënë që të isha lutur të kishe parasysh që im atë ka një moshë. Meqë ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë atij i uroj sukses dhe shëndet.”-janë fjalët e Ermalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *