Vendosni fjalën kyçe....

Drejt Malit të Zi me 151 kg marijuanë, operacioni “Bardhaj” vë në pranga 3 persona (VIDEO)


Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pas finalizimit të operacionit të koduar “Bardhaj”. Sipas policisë, K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër; R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi dhe M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi, dyshohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në automjetin e tyre tip “Volkswagen, me targa malazeze, policia gjeti dhe sekuestroi 151 kg marijuanë.

“Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. P., 25 vjeç, banues në Shkodër
  2. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi.
  3. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi

Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volksëagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar “marijuanë” me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe 283/2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *