Juventusi arratiset ndaj titullit, me fitoren më të fundit në transfertë ndaj Cagliarit.
Leonardo Bonucci shënoi golin e parë për Juventusin, teksa shfrytëzoi mjaft mirë një top të ardhur nga këndi, për ta dërguar në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.
Goli i dytë u shënua nga sulmuesi i ri i talentuar, Moise Kean, 5 minuta para fundit të ndeshjes, pasi mori një pasim nga uruguaiani Bentancour.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 81 pikëve, plot 18 më shumë se Napoli ndjekës, ndërsa të shtunën në mbrëmje bardhezinjtë do të presin në “Allianz Stadium” Milanin e Gattusos.