Bedrie Kastrati, mësuese e klasës së katër, e cila jep lëndën e matematikë në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit, është kapur me zë e me figurë në sjelljen e saj me të miturit. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak, raportohet në emisionin “Stop” në Tv Klan.
Mësuesja: Hajde, o Red (hajde) pak këtu! Vetëm ti e ke bërë këtë gabim, asnjë nxënës tjetër nuk ma ka bërë këtë gabim. Gjeje sa bëjnë!
Kështu lloj ushtrimesh vetëm Redi s’i kupton.
Një nxënës: O sa e lehtëë…!
Mësuesja: Si e gjejmë? Bëji veprimet ti!
(Një nxënëse që hyn me vonesë)
Mësuesja: Pse erdhe mbrapa meje ti? Çohu më herët prej gjumi, kuçkë!
Gjithmonë del në orën… . I levrit flokët atje, si me pa…
Pra, pjesëtojmë këtë me këtë, 20:… dhe është me kllapa dhe për atë punë jua dhashë ushtrimet me kllapa, që janë edhe te shprehjet, janë origjinal si këto.
Pastaj ajo, që del nga 20:4 bëjnë 5, e shumëzojmë me 3, 5×3=15.
Kush nuk ka bo testin…?
ik, ik, ik…!
Mësuesja: Sa bëjnë 36×4 , 154? Po 36:4 bëjnë…
Nxënësi: O mësuese shihe, po pjesëtim këtu, e pjesëtim aty!
Mësuesja: E ke bo 2, pjesëtim këtu edhe pjesëtim aty. Po e ke shkruajtur njësoj, këtë veprimin këtu e ke bo mirë, po mendja…
Mësuesja: E mbarove Rei?
-Rei i mbarove?… (shpullë)
Mësuesja: Ky ka pllakit krejt.
Ky ka pllakit krejt, ka pllakit krejt. E ka lon rrugën e Zotit.
-Gjej ndryshesën e 5/7-ve të 49 me dy! Kollaj e keni, mo mësuese…..
Mësuesja: Shif ore ti, e kanë bo njëlloj, njëlloj e kanë bërë të dy njëlloj, njëlloj e kanë bërë të dy, njëlloj.
Mësuesja: Do e keni në test, mo mësuese, do e keni në test! Thyes e një numri.
Një nxënës: O mësuese, a ikën…?
Mësuesja: Po, i mori mësuese Aida. Mori Redin, Asin edhe Anën. Ku di unë, për ça i duhen?
Nxënësi: Pse? Për prova?
Mësuesja: Po s’ka lidhje ty, s’more pjesë. Kanë marr shumë besa…
-Ta vesha … fol tamam , do të mbys krejt, surrat!
-Mos fli gjumë , mos fli gjumë!
(Shpullë nxënësit)
Mësuesja: Edhe ti, a? Edhe ti mos me e ditur, a? Mirë këta që s’e dinë, po dhe ti?!
Mësuesja (shpullë nxënësit): Herë, herë jo plus! Herë!
Nxënësi: U kujtova.
Mësuesja: U kujtove tani!
Mësuesja: Ça halli ke ti?
Nxënësi: Jo për Zotin, s’…
Mësuesja: Ça ke? (shpullë)
-Edhe ti si Arlinda. Gjej ka numrin 4,36 me ato do punosh. Me ato do punosh!
Mësuesja: Dil në tabelë! Ec! 5/ 7 e 49. Ec! 5/ 7 e 49, baraz, sa bëjnë?
Mësuesja: Po sa të ka dalë?
Nxënësi: 49!
Mësuesja: Ec mor djalë, Ec!
Mësuesja: Ka të ka dalë ky 53? Ka të ka dalë?
5/7 e 49, gjema këtu 5/7 e 49! Shkruaje! Shkruaje 5/7 e 49!
Mësuesja: Çfarë është elektriciteti?
Elektriku i dorës punon, kur x e tij prodhojnë elektricitet.
(Bërtet)
-Këtu me…
-A do tashti me ta lëshuar kokën te muri unë ty?!
Pise!
Shpulla, fyerje e ulërima. Kjo është ora e matematikës për këta fëmijë, të cilët janë në klasë të katërt, pra vetëm 10 vjeç.