Dy fermerë të mollëve nga qyteti i Korçës në prani edhe të ministrit të Bujqësisë janë shprehur se ndihen të braktisur nga shteti.
Njëri prej tyre tha se ka shkulur mbi 5 dynym tokë të mbjellë me kulturë molle, pasi nuk kishte treg për të shitur sasinë e grumbulluar.
“E dëgjova me vëmendjen ministrin. Unë desha ta nisja me një fjalë: Qumështi u thartua dhe mollët do t’i bëjmë uthull. Unë jam një fermer që kam shkulur 5 dynym mollë sepse nuk i kam shitur. Shteti është inekzistent në çdo lloj aspekti”, tha njëri prej tyre, në emisionin “Dritare me Rudinën”.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi tha se shteti nuk është përgjegjës për të blerë mollët, ndërsa theksoi se fermerët hasin në vështirësi sepse nuk kanë kapacitet frigoriferik për të ruajtur prodhimet e tyre.