Portugezi Murinjo nuk e ka hedhur poshtë marrjen e drejtimit të bajernit të Mynihut.
Duke folur për të ardhmen e tij, portugezi, që është tashmë i papunë pas shkarkimit nga Mançester Junajtid, ka deklaruar se Bajerni i Mynihut është në trajektoren e tij.
Pasi ka drejtuar ekipe në Portugali, Spanjë, Itali e Angli, ai kërkon të drejtojë në vende që nuk ka qenë më parë duke folur për Francën. Por së fundmi ka futur në hartë edhe Gjermaninë ku Bajerni i Mynihut është ekipi i mundshëm.
“Nuk kam drejtuar më parë në Gjermani, nuk do ishte çudi ta bëjë këtë me Bajernin. Fitimi i Ligës së tretë të Kampionëve me një tjetër ekip dhe kampionatit në vendin e pestë europian është në planet e mia.” – tha Murinjo.