Dhjetëra banorë të Librazhdit kanë bllokuar rrugën ku kalon kryeministrin Rama i cili ndodhet në këtë qytet për të prezantuar kandidatin për kryebashkiak.
Ata kanë bllokuar qarkullimin ndërsa ka pasur edhe çaste tensioni me policinë.
Deri tani janë thirrur në polici kryetari i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto si dhe anëtarët e opozitës, Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto dhe Arjanit Leka.