Katër pasagjerë nga Bullgaria kanë humbur jetën sot pasdite gjatë rrëzimit të avionit të tipit “Cesna”, në “Sollunska Glava” në Maqedoninë Veriore, njoftojnë nga Agjencia për fluturime civile., ku njoftojnë se paraprakisht aeroplani ka humbur nga radari, raporton Alsat-M.
Mbetjen nga aeroplani dhe trupat e pajetë të katër udhëtarëve u gjetën nga helikopterët dhe ekipet e shpëtimit të MPB-së. Sipas të dhënave të Agjencisë për fluturime civile, aeroplani ka fluturuar nga Ohri drejtë Sofjes.