Vendosni fjalën kyçe....

Sherri mes të rinjve në Elbasan, policia procedon 21-vjeçarin, në kërkim një tjetër


Pas sherrit të mbrëmshëm me thika në Elbasan, ku mbeti i plagosur Amarildo Mema, policia ka proceduar në gjendje të lirë 21-vjeçarin me inicialet E.B.

Po ashtu një i tretë është shpallur në kërkim nga policia. Ai është 23-vjeçari me inicialet A.M, i cili u largua nga vendngjarja.

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi: E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A.M., 23 vjeç,  banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje”.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit A.M., dhe E.B., kanë  goditur me mjet të mprehët ( thikë), dhe sendet të forta  shtetasit  U.G., dhe A.M.,

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sherri  mes grupit të të rinjve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 dhe në të janë përfshirë të paktën katër persona dhe personi që është qëlluar me mjet prerës është 20 vjeçari Amarildo Mema. Ai u godit në pjesën e shpatullës dhe është transportuar me urgjencë në kirurgjikun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *