Vendosni fjalën kyçe....

“Shkoi në polici për të kallëzuar bllokimin e rrugës, rrihet nga policët”-Denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin e një qytetari dixhitali sipas të cilit policia ka ushtruar dhunë në komisariatin e policisë në Lushnjë kur shkoi të bënte kallëzim për bllokimin e rrugës pranë banesës së tij.

Denoncimin, qytetari dixhital e ka shoqëruar edhe me foto ku shihen shenja në trupin e tij.

Postimi i plotë:

Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!

I nderuar z.Berisha,
Jam nje qytetar nga Lushnja, pedagog ne Universitet. Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.

Pasi kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.

Punonjësi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .

Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti.

Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime.

Ju falenderoj,

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *