Kryeministri grek, Tsipras, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e para zyrtare që prej nënshkrimit të marrëveshjes së emrit mes dy vendeve.
Në këtë takim historic, siç cilësohet nga mediat e dy vendeve, janë janë nënshkruar marrëveshje në fushën e transportit, të mbrojtjes, për mbështetje reciproke, në fushën e energjetikës, të digjitalizimit, të bashkëpunimit ndërkufitar, të bujqësisë dhe të pylltarisë.
Temë kryesore e bisedimeve të dy kryeministrave ka qenë rritja ekonomike por edhe mbështetja e Greqisë për integrimin në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev ka deklaruar se me homologun e tij kishin vendosur formimin e këshillit për bashkëpunim të nivelit të lartë ku do diskutohen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme dhe do merren vendime në interest ë dy popujve, tha Zaev.
Kurse Tsipras deklaroi: “Është arritur marrëveshje bilaterale e cila është promovuar në Këshillimin e ministrave të Punëve të Jashtme, ndërmjet Greqisë, Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut. Çështja më e rëndësishme ishte ekonomia. Duhet t’i largojmë boshllëqet. Delegacioni im ka me vete për më shumë se 100 sipërmarrës, të cilët do të marrin pjesë në Samitin e Sipërmarrësve.”