Violeta Shkurta është emëruar në krye të Prokurorisë së Fierit, pas shkarkimit prej vettingut të Fatmir Lufit.
Shkurta është e para drejtuese në këtë prokurori ndërsa është prezantuar nga përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokuorisë. A
jo është pjesë e prokurorisë së Fierit që prej vitit 2003 ndërsa sot është ngjitur në krye të saj.
Shkurta i shtohet listës së femrave që drejtojnë prokuroritë në qarqet e vendit. Me emërimin e Shkurtës, 11 nga drejtuesit e prokurorive në qarqe duke futur edhe kryeprokuroren dhe kreun e Krimeve të Rënda, janë femra ndërsa 13 prokurori drejtohen ende nga meshkuj.
Arta Marku, Kryeprokurore
Donika Prela, Krimet e Rënda
Elisabeta Imeraj, Tiranë
Elidiana Kasaj, Pukë
Alketa Nushi, Kukës
Esmeralda Cami, Dibër, Bulqizë
Anita Jella, Durrës
Enkeleda Millonai Elbasan, Gramsh, Librazhd
Violeta Shkurta, Fier
Eloida Goxhi, Berat, Skrapar
Dhorina Theodhori, Korçë