Vendosni fjalën kyçe....

Zoti Fredi shpjegon ligjet e Njutonit


Sot Alfred Peza në portalin e tij publikoi një shkrim në të cilin shpjegonte se që një trup të ishte në ekuilibër duhet që të mbështet  në tre pika.

Një nga gjërat që kemi mësuar herët në shkollë, është përkufizimi sipas të cilit, që një trup të qëndrojë në ekuilibër duhet që të mbështetet, të paktën mbi tri pika”- shkruan Alfred Peza.

Por këtë shpjegim të Pezës e ka kundërshtuar një komentues i cili shkruan se një trup në ekuilibër është kur rezultantja e forcave që veprojnë mbi të, të jetë e barabartë me zero.

Në fakt përkufizimi që mësohet herët a vonë në shkollë mbi ekuilibrin e një trupi është- Kushti për të qenë një trup në ekuilibër është që rezultantja e forcave që veprojnë mbi të, të jetë e barabartë me zero”-shkruan komentuesi.

Zoti Fredi kohët e fundit është investuar me portalin e tij për demaskimin e agjenturës sovjetike në radhët e opozitës.

Për të realizuar matje sa më precize, zoti Fredi po shfrytëzon dhe ligjet e Njutonit që ai thotë se i ka mësuar në shkollë.

Mbetet ende enigmë se kush janë mësuesit që e stërvitën zotin Fredi si fizikant kompetent. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *