Vendosni fjalën kyçe....

Adhuron Messin por do të shkojë te Reali, flet 13-vjeçari shqiptar që është bërë i famshëm në Itali (VIDEO)


Futbollisti 13-vjeçar Orghe Balliu është bërë i famshëm tanimë për shkak të videove të tij, ku mban palexho topin e tenisit, rreth 200 herë pa rënë në tokë, një gjë që as Messi nuk e ka bërë. Mediat i kanë kushtuar vëmendje të madhe futbollistit të vogël me origjinë nga Shqipëria, pasi tek ekipi i të vegjëlve të Çitadelës kanë mbërritur vëzhgues nga Reali i Madridit.

Në një kronikë speciale kushtuar atij në TG5, Orge tregon se e ka idhur Messin, por pavarësisht kësaj dëshiron të shkojë tek Reali i Madritit.

 “200 mbajtje me një top tenisi? Po, është diçka e lehtë. E kam provuar disa herë, dhe ia kam dalë ta çoj kaq shumë. As Mesi nuk ka bërë kaq shumë? E di, e kam parë historinë e tij, dhe kam provuar të bëj më shumë se ai. Unë luaj me të majtën, por i përdor mirë të dyja këmbët.” – tha Balliu.

Mbetet për t’u parë se si do ti ecë Balliut në të ardhmen me futbollin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *