Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku dy makina të parkuara pranë njëra-tjetrës në lagjen Nr.4 të qytetin, janë përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Makina me targa AA 809 OR, pronë e B.Dervishit, është djegur e gjitha ndërsa automjeti tjetër është djegur pjesërisht. Dervishi, dyshon se zjarri është vënë qëllimisht.