“Një patok i çalë”. Është ky komenti i parë i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për bashkiakun e ri të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i zgjedhur të dielën në radhët e opozitës.
Maxhoranca e AKP, pavarësisht humbjes, ka shumicën në këshillin bashkiak.
Sot në mëngjes Imamoglu, i cili doli fitues me 25 000 vota, kishte ftuar Erdogan dhe aleatin e tij kombëtar Devlet Bahceli për të kontriubuar në njohjen e fitores.
AKP e presidentit turk ka kërkuar sërish numërim në disa zona të Stambollit.