Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtarja që burgosi Zaganin për akuzat ndaj Tahirit, do gjykojë Tahirin për trafik droge


Ish-komisari  i policisë, Dritan Zagani, ka denoncuar faktin se në treshen e gjyqtarëve që do gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është edhe Flora Hajredinaj.

Kjo e fundit është e njëjta gjyqtare që e ka dënuar më herët Zaganin me 6 muaj burg, pas akuzave të tij ndaj Tahirit në kohën kur ishte oficer i antidrogës.

Aktualisht Zagani ka fituar azil politik dhe ndodhet në Zvicër ndërsa ka denoncuar rastin në fjalë si skandal.

“VETING

Gjyqetaria e Krimeve te Renda Flora Hajredinaj, qe ne 2014 me kerkese te palo-prokurorit Anton Martini dhe porosi te Sajes me mbylli mua per 6 muaj ne burg,dhe pas shkeljes se afateve me 8 dite nga Prokurori i “hekurt” Anton Martini,ne vend te lirimit te menjehershem si e parashikon ligji per shkelje te tilla, po me mareveshje te zeza me kalon ne “arrest shtepie”.

Sot rreth 5 vjet mbas, lexoj ne media qe e njejta gjyqetare e nderuar eshte pjese e treshes qe do na gjykoje te pandehurin Sajmir Tahiri per vepren “Trafik nderkombetar droge” ne bashkepunim etj vepra te renda, ku i pandehuri eshte ne gjendje te lire.

Pra o shqiptare ky eshte nje nga arritjet me te forta qe ky “veting” na e solli drejtesine tone te korroptuar ne nje zhdrejtesi brilante.

Vlen te permendim me kete rast si arritje e vetingut edhe se shpejt do kemi palo-prokurorin Anton Martini nje nga anetaret me “brilant” te SPAK-ut.

P.S…si tia ve emrin kesaj qe po ndodh me zhdrejtesine tone te kalbur, se veting per tu bere drejtesi nga sa ndodh nuk ka gjasa te jete!?!?!?” – shkruan Zagani në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *