Pas debatit të mbrëmjes së djeshme me ministren e Arsimit, një komentues e ka akuzuar pedagogun Redi Muçi se nuk shkon të japë mësim te Gjeoinformatika.
Por në përgjigjen e kthyer ndaj tij, pedagogu Muçi e ka përgenjështruar këtë duke u shprehur se ai nuk jep mësim te dega Gjeoinformatikë, madje ka bërë ironi me komentuesin duke i thënë që “të bëjë edhe ca përpjekje për të merituar sufllaqen”
Pedagogu Muçi, këtë replikë e ka bërë vetë publike në profilin e tij, duke ironizuar përpjekjet për të hedhur lajme false ndaj tij duke ngritur akuza të pabaza.
Muçi ishte ditën e djeshme në emisionin “Top Show” përballë ministres së Arsimit Besa Shahini së bashku me panelistë të tjerë për të folur rreth arsimit universitar pas protestave studentore dhe sa janë plotësuar kërkesat e tyre.