Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 450 kg drogë në makinë, arrestohet 26 vjeçari shqiptar në Milano


Një sasi prej 453.5 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane në Famagosta në Milano, ndërsa në pranga ka përfunduar një 26 vjeçar shqiptar, me iniciale L.R.

Mediat italiane shkruajnë se dje në mëngjes (2 prill), policia pikasi një makinë duke ecur me shpejtësi të lartë përmes qytetit dhe që drejtohej nga i riu shqiptar. Pas një ndjekje të shkurtër, mjeti e ndalua në Famagosta.

Pas identifikimit të shqiptarit, agjentët e policisë zbuluan brenda mjetit 11 çanta të mëdha të zeza, brenda të cilave kishte pako të mëdha me marijuanë me një peshë totale prej 240 kg.

Pas kontrolleve në makinë, agjentët shkuan në një garazh me qira në Rrugën “Pestalozzi” në Milano

Atje, hetuesit gjetën një makinë të dytë, brenda të cilit kishte çanta të tjera me një peshë totale prej 215 kg marijuanë, të ndarë në pako të mëdha.

I riu, u tha policëve se duhej të shkonte në “Piazza Miani” për të dorëzuar ngarkesën që e kishte marrë në krahinën e Comos, citon “Corriere”.

Agjentët e arrestuan atë për trafik droge dhe konfiskuan sasinë e madhe të lëndës narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *