Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca sot mblidhet në Parlament, opozita në protestë pa Bashën


Sot maxhoranca ka vendosur të mbledhë Parlamentin në seancë plenare, duke u zhvendosur një ditë para të zakonshmes.

Me ndryshimin e axhendës së Parlamentit, ka ndryshuar dhe axhenda e opozitës e cila njëkohësisht me seancën plenare ka organizuar një protestë.

Seanca plenare është caktuar për të mërkurën në orën 10:00 paradite, ndërsa protesta e opozitës pritet të nisë në orën 09:30. Por kryedemokrati Lulzim Basha do të mungojë në këtë protestë, pasi ditën e djeshme është nisur për disa takime me rëndësi në Gjermani.

Në këtë seancë pritet që Partia Socialiste të kërkojë shtyrjen me 3 muaj të afatit për komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ndër të tjera, në këtë seancë pritet që PS-ja të propozojë ish-ministrin e Infrastrukturës, Gjiknuri, si bashkëkryetar të komsionit ndërsa do u bëhet thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë komision.

Njëkohësisht është mobilizuar dhe policia, ku sikurse në protestat e kaluara, forca të shumta të sigurisë do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.

Kujtojmë se protesta e së enjtes së shkuar u shoqërua me përplasje mes forcave të rendit dhe qytetarëe, ndërsa pati edhe shumë të ndaluar. Policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *