Vendosni fjalën kyçe....

Ndaluan grabitësin e Exchange-it dhe pse s’ishte detyra e tyre, shpërblim për tre policët rrugorë


Pak ditë pasi ndaluan grabitësin e pronarit të një Exchange në një kohë kur kjo nuk ishte drejtpërdrejt puna e tyre, shpërblehen tre efektivët e policisë Rrugore.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i takoi tre punonjësit dhe shprehu vlerësimin maksimal për ta, duke theksuar se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

“Na duhet pikërisht ky model; modeli i një polici, i cili është vigjilent, është i përgatitur, është profesionist, por është i guximshëm dhe trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit, që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit”, është shprehur ministri.

Lleshaj shtoi se do të merren masat e domosdoshme për mirë pajisjen dhe trajtimin e këtyre strukturave, që të shndërrohen në siguri të shtuar për qytetarët dhe për vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur shpërblim për punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk dha më shumë detaje se për çfarë shpërblimi flasim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *