Vendosni fjalën kyçe....

Në mungesë të Bashës, protestën e mbyll Edi Paloka: Rama shporru!


Në mungesë të kryedemorkatit Lulzim Basha, fjalimin përmbyllës të protestës së sotme e mbajti nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Gjatë fjalës së tij, Paloka tha se protesta nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës, ditë që sipas tij nuk do të vonojë.

“Vëllezër dhe motra! Dua t’ju përshëndes edhe njëherë për forcën tuaj, për rezistencën tuaj, dua t’ju përshëndes edhe në emër të kryetarit të PD-së, zotit Lulzim Basha.

Sot në protestën tonë e drejtuan studentët, ata ishin zemra e proteestës sepse Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve në radhë të parë.

Pak ditë më parë, DASH e cilësoi Shqipërinë e Edvin Ramës si qendrën e krimit të organizuar në Europë, qendrën e drogës, kannabisit dhe drogërave të fortave, qendrën ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë më tej jo vetëm në Europë por edhe në SHBA.

Sigurisht ne që jetojmë këtu e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, cila është qeveria e tij. Prandaj jemi në protestë, prandaj jemi në shesh, që ai të shporret. Dita kur ai kryeministër do të shporret, është e afërt.

Del për t’u tallur me hallet e shqiptarëve. Do ta shihni si do ia marrëë vrapit e nuk do dijë të ndalet.

Ai nuk kupton një gjë, ose e kupton por nuk i pëlqen. Urrejtja e grumbulluar te shqiptarët sot është gjithë kohën aty dhe një ditë do ta mbysë.

Ne kemi dalë për t’i dhënë fund jo vetëm atij parlamenti, por një sistemi të tërë të korruptuar, që ka bërë të mundur mbajtjen në pushtet të Edi Ramës. Ne, PD, LSI dhe të gjithë do jemi bashkë deri ditën që kjo qeveri do të shporret. Vendi i tyre nuk është në Parlament, vendi i tyre është në burg. Rama ik, Rama shporru. “, tha Paloka i cili më pas bëri thirrje që të gjithë të këndonin njëzëri himnin kombëtar.

Kujtojmë se Basha nuk mori pjesë sot në protestë, pasi ndodhet në Gjermani për disa takime me rëndësi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *