Pas publikimit të një videoje nga emisioni investigativ “Stop”, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar nga detyra mësuesen në Kukës, e cila ofendon nxënësit me fjalë të rënda.
Sipas Shahinit, sjellja e tillë është e patolerueshme për një mësuese.
“E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve.”, shkruan Shahini.
Mësuesja e Matematikës në shkollën në Kukës, nuk ngurron të përdorë me nxënësit e klasës së katërt fjalë të tilla si “pise” apo “ku*kë”, madje as goditjet.