Vendosni fjalën kyçe....

Policia perimetër të dytë sigurie mes Bulevardit, Balliu: Vetëm për të arrestuar qytetarët!


Pak pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë së Shtetit në Bulevard, pranë pedonales, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Ish-deputeti i cili gjendet bashkë me protestuesit në Bulevard, tha para kamerave se ndryshimi i perimetrit të sigurisë nga ana e policisë, duke formuar dy të tillë, një përmes kangjellave të hekurit te pedonalja dhe një tjetër në mes të Bulevardit, bëhet me qëllim për të arrestuar protestuesit.

“Bëhet vetëm për të arrestuar qytetarët. Se nuk vjen vetë ai atje por nxjerr ato zonjat, nxjerr këta policët e rinj. Vetëm për të arrestuar qytetarët.

Sikur të mendonin aq shumë për të ndaluar kriminelët sa për qytetarët, Habilajt do ishin kapur me kohë, Bajrët do ishin kapur me kohë.

Po të mendonin aq shumë për të kapur kriminelët, Shqipëria sot do të ishte një vend më i sigurtë”, tha Balliu.

Sipas ish-deputetit, sheshi te Bulevardi shërben për grumbullimin e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *