Paralel me protestën që po zhvillohet në kryeqytet para Parlamentit, edhe në Lushnjë fermerët janë ngritur në protestë.
Për të disatën herë, fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës kanë kundërshtuar ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit.
“Është turp. Ça të bëj me 600 lekë unë. Me ça do i ushqej kalamajtë unë?”, thiri njëri prej tyre.
Në shenjë proteste fermerët derdhën qumështin në rrugë dhe kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria.
“Nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”, janë disa nga pankartat që mbajnë në duar fermerët.
Protestuesit kanë bllokuar sakaq dhe aksin kryesor rrugor.