Vendosni fjalën kyçe....

Rama s’duron dot akuzat, ngrihet vetë të pastrojë imazhin e deputetëve socialistë


Kryeministri Edi Rama nuk i ka duruar dot akuzat e vazhdueshme për deputetët e partisë së tij, se kanë dënime në vende të tjera.

Ai ka dalë për herë të dytë para foltores sot, për të pastruar imazhin e PS-së.

“Më nxore mallin e atyre që na lanë me atë 18 trafikantët. Ti në fakt e ule me 1 se ata thonë 19 dhe është një numër që e keni sajuar vetë atje te Shqipi, e keni përsëritur vetë papushim, e keni shpërndar nëpërmjet kadrinjve dhe pazarxhinjve tuaj.

Nga gjithë procesi i të ashtuquajturit dekriminalizim në grupin parlamentar të PS-së në mandatin e shkuar ka patur vetëm një person të vetëm me një dënim të shkuar që e prekte ligji. Asnjë tjetër. Dhe ka patur dy raste të tjera, një të PS dhe një tjetër që janë përfshirë në procese të tjera të natyrës penale, për akte të kryera gjatë periudhës së ushtrimit të deyrës së deputetit. Ku janë këta 18-19?! Ja ku janë këtu. Është e pavërtetë.

Grupi ynë parlamentar është një grup që harmonizon të gjitha shtresat përfaqësuese të të gjithë terrirtorit të Shqipërisë. Dhe e kam thënë se ka deputetë aktiv në PArlament dhe ka deputetë që kanë përfaqësi të madhe dhe prandaj nuk janë aktivë në foltore dhe nuk i gjykojnë dot kadrinjtë.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *