Vendosni fjalën kyçe....

“Shaka për 1 prillin”-  Historia pas krijimit të “Gmail”-it


Është e vështirë të kujtojmë kohën kur “Google” nuk mbikëqyrte dhe organizonte çdo aspekt të ekzistencës sonë, por në vitin 2004, shërbimi i saj i ri i postës elektronike dukej aq i fuqishëm sa nuk besohej të ishte i vërtetë.

Po flasim për “Gmail”, që këtë 1 prill mbushi plot 15 vjet që nga lancimi i tij për herë të parë. 

Në vitin 2004, “Hotmail” dhe “Yahoo” ofronin vetëm dy ose katër megabajt të ruajtjes së postës elektronike. Magazinimi i 50,000 emaileve, atëhere dukej paksa i ngarkuar.

Por “Google” njoftoi programin e testimit të Gmail-it në 1 Prill 2004, me një kapacitet shumë herë më të madh të magazinimit të emaileve prej 1 gigabajtësh.

Ishte ankesa e një përdoruesi të adresave të tjera të postës elektronike, që çoi në idenë e krijimit të “Gmail-it”.

“Ajo u ankua për kohën që shpenzonte duke kërkuar mesazhet, ose duhej të fshinte email-et si e çmendur në mënyrë që të mos kalonte limitin prej 4 megabajtësh“, tha bashkëthemeluesi Larry Page. Kështu që ajo pyeti: “A mund ta rregulloni këtë?”

Kështu kur me një prill u dha lajmi për krijimin e “Gmail-it” dhe karakteristikat e tij, shumë njerëz e quajtën shaka të “Google-it” për 1 prill.

Madje shumë shaka qarkulluan atë ditë, se “Google” do të hapte një zyrë dhe në hënë, shkruan “Washington Post“. Por pas 15 vitesh tanimë “Gmail” sigurisht që nuk është një shaka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *