Vijojnë përplasjet në protestën e sotme që opozita ka organizuar përpara Parlamentit. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të kaluar perimetrin e sigurisë.
Tymuese janë hedhur në drejtim të policisë. Policia nga ana tjetër ka paralajmëruar protestuesit se do të ndëshkohen në rast se nuk ruajnë qetësinë.
“Te nderuar qytetare . Ruani gjakftosine. Ruani qetesine. Mos hidhni kapsolla ne drejtim te punonjesve te policise. Mos u perplasni me punonjesit e policise. Te nderuar organizatore te protestes. Merrni masa te menjehereshme qe protestuesit qe kane mbuluar fytyren me shall e maska ose te zbulojne fytyren ose t’i largoni menjehere nga protesta. Sipas ligjit per tubimet mbulimi i fytyres denohet deri ne 6 muaj burg. Ju si organizatore te tubimit mbani pergjegjesi ligjore per mbarevajten e tubimit.”, bëjnë me thirrje policët.
Ish-deputeti Klevis Balliu qëndron në krye të protestuesve, te pjesa ku gjenden dhe banorët e Unazës.