Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Hajdarit: Turp t’i kërkosh 1 minutë heshtje atyre që urdhëruan vrasjen e 4 dëshmorëve të demokracisë


Ish-deputetja e Albana Vokshi ka reaguar ndaj deputetes Rudina Hajdari e cila kërkoi ditën e sotme 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e demokracisë.

Vokshi e ka quajtur turp kërkesën e saj për ata që urdhëruar vrasjen sipas të dëshmorëve të vrarë në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër.

Turp të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurimsa, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh.

Ndaj është detyre e gjithë secilit prej nesh të çojme deri ne fund amanetin e tyre”-shkruan Vokshi, në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *