Një zjarr masiv ka rënë në zonën e Orikumit në Vlorë. Flakët që po hapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë, rrezikojnë seriozisht disa biznese përreth, por edhe bazën ushtarake të Pashalimanit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa shuarja e flakëve duket një mision shumë i vështirë.
Deri tani raportohet për disa hektarë bimësi të djegur.